SHBA dhe Rusia përfshihen në një garë të re për të treguar muskujt

30 Tetor 2025 | 17:26

Pas anulimit të takimit mes presidentëve Trump dhe Putin në Budapest Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë nisur një garë për të treguar muskujt.

Moska testoi raketën e re “Burevestnik” me fuqi bërthamore, një veprim që u konsiderua si një mesazh ndaj Uashingtonit.

Gjithashtu, të mërkurën, presidenti Vladimir Putin njoftoi se kishte testuar me sukses dronin e ri nënujor me fuqi bërthamore, “Poseidon”.

Putin deklaroi se arma e re është e pakapshme dhe tashmë është etiketuar si “makina e shkatërrimit”. Droni mund të udhëtojë deri në 200 kilometra, është 20 metra i gjatë dhe 1.8 metra i gjerë, dhe peshon 100 tonë.

Sipas Putin, fuqia e mjetit nënujor ia kalon edhe raketës ndërkontinentale “Sarmat”, një nga më të avancuarat në arsenalin rus të armatimeve.

Për t’u kundërpërgjigjur dhe për të treguar se Shtetet e Bashkuara nuk i tremben askujt, presidenti Donald Trump i ka bërë thirrje krerëve të ushtrisë amerikane që të nisin testimin e armëve bërthamore, për të qenë në të njëjtin hap me vende si Rusia dhe Kina.

“Duke qenë se vende të tjera po kryejnë testime, kam urdhëruar Departamentin e Luftës që të nisë testimin e armëve bërthamore në kushte të barabarta,” shkroi Trump në profilin e tij në “Truth Social”.

Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër, me Rusinë që vjen e dyta dhe Kinën e tretë.

Shkak për nisjen e garës së armatimeve u bë vendimi i presidentit amerikan për të sanksionuar kompanitë kryesore ruse të naftës dhe gazit, “Lukoil” dhe “Rosneft”, pas refuzimit të Putin për të ndalur luftën në Ukrainë.

Kjo lëvizje duket se ka prishur procesin e përmirësimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës, pas takimit mes Trump dhe Putin në Alaskë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026