SHBA do të rishikojë lejet e qëndrimit të personave nga vendet e rrezikshme
Autoritetet amerikane do të rivlerësojnë të gjitha kartat e gjelbra që u kanë dhënë shtetasve të vendeve që i konsiderojnë si rrezik për sigurinë pas sulmit në Uashington kundër anëtarëve të Gardës Kombëtare. Drejtori i USCIS, Joseph Edlow theksoi se ky vendim ka ardhur pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Me urdhër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, kam urdhëruar një shqyrtim të plotë dhe tërësor të çdo karte jeshile të çdo të huaji nga çdo vend shqetësues”, njoftoi Edlow.
I pyetur se për cilat vende bëhej fjalë konkretisht, USCIS tha se do të vendoste kufizime vizash për shtetasit e 19 vendeve. Shtetet në këtë listë janë Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo-Brazzavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni, Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.
Ky vendim ka ardhur pas sulmit ndaj Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë ku humbi jetën një person. Presidenti Trump, e denoncoi aktin “terrorist”, duke premtuar se do ta ashpërsojë më tej politikën e tij anti-imigracion pas sulmit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur
- Vjosa Osmani uron 28 Nëntorin: Historia jonë është shkruar me gjak
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia