SHBA drejt bllokadës qeveritare, palët pa vullnet politik për ta tejkaluar

30 Shtator 2025 | 16:54

Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt një bllokade qeveritare, teksa duket se ka pak vullnet politik për ta shmangur atë.

Një takim i minutës së fundit mes presidentit Donald Trump dhe liderëve demokratë në Kongres shënoi pak progres. Të dyja palët ngulmuan në favor të qëndrimit të tyre.

“Druhem se po shkojmë drejt një bllokade për shkak se demokratët nuk do të bëjnë gjënë e duhur”, deklaroi zëvendës presidenti J D Vance.

Ai theksoi se qasja e demokratëve është njësoj si t’u vendosësh qytetarëve amerikanë pistoletën në kokë dhe t’i kërcënosh.

Nga ana tjetër, lideri demokrat në Senat, Chuck Schumer deklaroi se diferencat mes partisë së tij dhe Shtëpisë së Bardhë janë “shumë të mëdha”.

Këto pozicione të kundërta u thelluan më tej natën mes së hënës dhe së martës, pasi Trump postoi një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale, përmes të cilës vinte në lojë lidershipin demokrat.

Sa i takon kërkesave që ka secila palë, republikanët kërkojnë një zgjatje afatshkurtër të niveleve aktuale të shpenzimeve publike.

Ata janë të lumtur me rrjedhën që kanë marrë gjërat, sidomos pasi administrata Trump e ka përmbushur vetë shkurtimin e shpenzimeve, pa ndihmën e Kongresit.

Nga ana tjetër, demokratët kërkojnë që kjo praktikë të marrë fund. Ata duan gjithashtu një marrëveshje për ripërtëritjen e subvencioneve qeveritare për shëndetësinë, për mbështetjen e individëve me të ardhura të ulëta, gjë që republikanët nuk e pranojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026