SHBA e shqetësuar që fitorja e Maduros nuk reflekton vullnetin e popullit

29 Korrik 2024 | 09:15

Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezultatet e publikuara prej autoritetit zgjedhor të Venezuelës, të cilat e shpallin presidentin Nicolas Maduro fitues për një mandat të tretë, nuk reflektojnë votat e popullit, ka thënë të hënën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Vetëm pak minuta pasi autoriteti ka thënë se Maduro i ka fituar zgjedhjet presidenciale, Blinken e ka ndërprerë fjalimin në një takim të kombeve të Indo-Paqësorit, për të komentuar mbi zhvillimet.

“Ne e kemi parë njoftimin e Komisionit zgjedhor të Venezuelës. Ne kemi shqetësime serioze që rezultatet nuk reflektojnë vullnetin e popullit të Venezuelës”, ka thënë Blinken.

Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar është duke i shikuar nga afër zhvillimet atje dhe do të përgjigjet.

“Është shumë e rëndësishme që secila votë të numërohet saktë dhe në mënyrë transparente, që zyrtarët zgjedhorë të shpërndajnë menjëherë informacionin me vëzhguesit opozitarë dhe ata zgjedhorë, pa asnjë vonesë, dhe që autoritetet për zgjedhje t’i publikojnë tabletat e detajuara të votave”, ka thënë ai.

Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës, ka thënë se Maduro i ka fituar zgjedhjet me 51 për qind të votave, pavarësisht se sondazhet kanë parashikuar fitore të opozitës.

Ky trup do të duhej të ishte i pavarur, mirëpo opozita dyshon se ai vepron në të mirë të Qeverisë.

Një sondazh i Edison Research, institutit të njohur për sondazhet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ka parashikuar që opozita do të fitonte 65 për qind të votave, ndërsa Maduro 31 për qind.

Uashingtoni, i cili ka kundërshtuar rizgjedhjen e Maduros si lider shteti edhe më 2018, i ka hequr sanksionet ndaj industrisë së naftës së Venezuelës, në tetor të vitit të kaluar, si përgjigje ndaj një marrëveshjeje të Maduros me parti opozitare.

Pak kohë më vonë Uashingtoni i ka rikthyer sanksionet, për shkak të atyre që i ka quajtur veprime që kanë kërcënuar votën demokratike, dhe ka thënë se do të vlerësojë politikën e sanksioneve, varësisht prej mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026