SHBA| Gjykatësi federal bllokon urdhrat për shkarkime masive në agjencitë qeveritare

28 Shkurt 2025 | 07:11

Një gjykatës federal i Kalifornisë bllokoi përkohësisht të enjten administratën Trump që të urdhërojë Departamentit të Mbrojtjes dhe agjenci të tjera federale për të kryer shkarkime masive të mijëra personave të punësuar së fundmi.

Gjykatësi i qarkut të San Franciskos William Alsup tha gjatë një seance dëgjimore se Zyra e Menaxhimit të Personelit nuk ka kompetenca të urdhërojë agjencitë federale të pushojnë punonjës, përfshirë edhe ata që janë në periudhë prove, të cilët zakonisht kanë më pak se një vit përvojë pune.

Presidenti republikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, i cili mbikëqyr të ashtuquajturin Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë, po drejtojnë një përpjekje të paprecedentë për tkurrjen e qverisë federale, duke përfshirë shkurtimet e vendeve të punës.

Gjukatësi Alsup urdhëroi Zyrën e Menaxhimit të Personelit, Departamentin e Burimeve Njerëzore për Agjencitë Federale, që të anulojnë një udhëzim të 20 janarit dhe një email të 14 shkurtit, që udhëzon agjencitë për të identifikuar punonjësit në provë të cilët nuk janë “kritikë për misionin” dhe t’i heqin ata nga puna.

Gjykatësi tha se ai nuk mund të urdhërojë Departamentin e Mbrojtjes, i cili pritet të pushojë 5,400 punonjës që janë në periudhë provë të premten, si dhe agjenci të tjera që të mos pushojnë punonjës, sepse ata nuk janë të pandehur në padinë e ngritur nga disa sindikata dhe grupe jofitimprurëse.

Por ai sugjeroi se shkarkimet masive të punonjësve federalë që filluan dy javë më parë do të shkaktonin një dëm të gjerë, përfshirë shkurtime në parqet kombëtare, kërkime shkencore dhe shërbimet për veteranët.

“Punonjësit në provë janë gjaku i qeverisë sonë. Ata hyjnë në një nivel të ulët dhe bëjnë përpara. Kështu rinovojmë vetveten”, tha zoti Alsup, i emëruar nga ish-presidenti demokrat Bill Clinton.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Paditësit përfshijnë sindikatat më të mëdha të punonjësve federalë, katër sindikata të tjera si dhe organizata jofitimprurëse, misionet e të cilave përfshijnë mbrojtjen e shërbimeve për veteranët dhe ruajtjen e parqeve kombëtare.

Presidenti i një prej sindikave Everett Kelley tha në një deklaratë se vendimi i gjykatësit Alsup ishte një fitore e rëndësishme e parë, për punonjësit federalë.

“Këta janë punonjës të rangut të lartë që iu bashkuan qeverisë federale për të bërë një ndryshim në komunitetet e tyre, por papritmas u pushuan për shkak të përbuzjes së kësaj administrate për punonjësit federalë dhe dëshirës për të privatizuar punën e tyre”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina nis patrulla të reja në lindje të Tajvanit pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar

Kina tha të shtunën se kishte nisur një patrullë të re të rojes bregdetare në lindje të Tajvanit, duke marrë një reagim të ashpër nga...
10:44 | 04/07/2026

Një tërmet i fortë godet Kilin, sa ishte magnituda?

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë goditi bregdetin e Kilit qendror të premten, tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ). Tërmeti ra...
10:37 | 04/07/2026

Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh urimi udhëheqësit të SHBA-së Donald Trump me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. “Nënshkrimi i Deklaratës...
10:07 | 04/07/2026