SHBA, gjykatësja hedh poshtë kërkesën e Trump për të dhënat e Komisionit të janarit
Një gjykatëse hodhi poshtë të hënën kërkesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të pasur qasje tek të dhënat e hetimit nga Kongresi për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, për të cilat ish-presidenti tha se mund të jenë të rëndësishme për mbrojtjen e tij kundër akuzave për ndërhyrje në zgjedhje.
Gjykatësja Tanya Chutkan në qarkun e Uashingtonit arriti në përfundimin se zoti Trump “nuk i ka mbështetur mjaftueshëm me argumenta kërkesat e tij” për informacione lidhur me hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët, që përfundoi në vitin 2022.
Ish-presidenti Trump u përpoq që të siguronte materialet që avokatët e tij thanë se “mungonin” nga hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë transkriptet dhe regjistrimet video të intervistave me zyrtarë të rendit.
Gjykatësja arriti në përfundimin se prokurorët i kishin dhënë zotit Trump transkriptet e atyre intervistave dhe se avokatët e ish-presidentit Trump nuk kishin argumentuar se versioni video i atyre bisedave, mund të ishte i rëndësishëm për mbrojtjen e tij.
Zoti Trump ka thënë se është i pafajshëm ndaj akuzave se ai në mënyrë të paligjshme u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilar ai i humbi.
Aktpadia e ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, është një nga katër çështjet penale me të cilat përballet zoti Trump.
Pas një vendimi të veçantë gjykate, ekipi i prokurorit Smith publikoi të hënën informacione të reja në lidhje me një urdhër në janar për informacion lidhur me llogarinë e zotit Trump ndaj medias sociale Twitter, që njihet tani si X.
Llogaria e ish-presidentit Trump në Twitter u pezullua pas trazirave të vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e tij. Kjo masë u hoq në nëntor 2022 pasi Elon Musk mori drejtimin e platformës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërron legjenda e muzikës Bonnie Tyler
Stuhia Bernadette godet Poloninë, paralajmërohen banorët të shmangin daljet në ambiente të hapura
“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!
- 12:35 Ndërron legjenda e muzikës Bonnie Tyler
- 12:28 GJKKO pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrajt dhe të pandehurve të tjerë, pranohet kërkesa e SPAK
- 12:26 Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri
- 12:06 Stuhia Bernadette godet Poloninë, paralajmërohen banorët të shmangin daljet në ambiente të hapura
- 11:56 Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës
- 11:52 Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë