SHBA/ Gruaja e shqiptaro-amerikanit shpall kandidaturën për presidente
Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadore në OKB, ka shpallur zyrtarisht këtë të martë kandidimin për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në Shtetet e Bashkura të Amerikës.
Kjo e bën atë të parën në radhët e republikanëve që sfidon ish-shefin e saj, Donald Trump, i cili në nëntor të vitit të kaluar deklaroi se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, duke aspiruar të rifitojë sërish drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Lajmin e bërt të ditur vet ajo këtë të martë përmes një video ku deklaroi ndër të tjera se “Është koha për një gjeneratë të re lidershipi – për të rizbuluar përgjegjësinë fiskale, për të siguruar kufirin tonë dhe për të forcuar vendin, krenarinë dhe qëllimin tonë”.
Disa vite më parë ishte vetë ajo që ajo deklaoi se bashkëshorti i saj, Michael Haley, është me origjinë shqiptare dhe se kjo e bënte atë të ishte shumë më pranë shqiptatëve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u përpjekur që kjo e fundit të sigurojë njohjen e plotë.
Të mërkurën, 51-vjeçarja pritet të prezantojë përmes një fjalimi në Charleston të Karolinës së Jugut planet për fushatën e saj presidenciale.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer