SHBA: Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit

19 Shtator 2024 | 15:56

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së ish-presidentit Donald Trump.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Sigurisë (CISA), thanë në një komunikatë të përbashkët më 18 shtator se Irani bëri përpjekje të ndjellë përçarje dhe ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

“Aktorët kibernetikë dhe dashakeq iranianë ia kanë vazhduar përpjekjet prej qershorit për t’iu dërguar mediave amerikane materiale të vjedhura dhe jopublike të ndërlidhura me fushatën e ish-presidentit Trump”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se nuk ka të dhëna tani për tani që tregojnë ndonjë prej pranuesve të emaileve kanë kthyer përgjigje.

“Kjo veprimtari kibernetike dashakeqe është shembulli më i fundit i qasjes së gjithanshme të Iranit, siç u theksua në deklaratën e përbashkët nga gushti, për të ndjellë përçarje dhe për ta minuar besimin në procesin tonë zgjedhor”, thuhet në njoftim, shkruan REL.

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka paralajmëruar se pret që Rusia, Kina dhe Irani të përpiqen të ndikojnë në politikat e SHBA-së “për përfitim të interesave të veta dhe për ta minuar demokracinë amerikane dhe qëndrimin e Uashingtonit në botë”

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. Votuesit do të zgjedhin mes kandidatit republikan Donald Trump dhe asaj demokrate Kamala Harris.

Bideni ishte kandidat demokrat deri më 21 korrik, kur njoftoi se u tërhoq nga gara dhe e mbështeti Harrisin si zëvendësuese të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026