SHBA-ja i dërgon Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë prej 1.85 miliard dollarë
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi më 21 dhjetor se do t’i japë ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1.85 miliard dollarë.
Në këtë paketë të ndihmës përfshihen edhe raketat Patriot.
Njoftimi vjen disa orë para se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të arrijë në Uashington, në vizitën e tij të parë në SHBA që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit të tij më 24 shkurt, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Në paketë përfshihen armë dhe pajisje nga stoqet e Pentagonit, në vlerë prej 1 miliard dollarë, përfshirë edhe raketat Patriot. Po ashtu, 850 milionë të kësaj pakete të ndihmës do të merren nga Nisma për Ndihmë të Sigurisë së Ukrainës.
Ndihma e re po ashtu përfshin financim për sisteme të komunikimit satelitor, që me gjasë do të përfshijë rrjetin e sistemit satelitor të SpaceX Starlink, që është në pronësi të Elon Musk.
“Përderisa Rusia vazhdon sulmet brutale ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës, SHBA-ja mirëpret presidentin Volodymyr Zelensky në Uashington sot, për të dëshmuar përkushtimin tonë të palëkundur për popullin ukrainas”, tha përmes një deklarate sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë