SHBA, konsumatorët e produkteve meksikane të shqetësuar për tarifat 

8 Shkurt 2025 | 22:04

Oscar Garcia është një nga 65 milionë amerikanët në pension, të cilët jetojnë me të ardhura nga përfitimet e sigurimeve shoqërore.

Teksa ecën nëpër korridoret e dyqaneve ushqimore, ai shqetësohet për një rritje të mundshme të çmimit të produkteve meksikane nëse administrata e Presidentit Trump do të vendoste tarifat prej 25 % .

“Çfarë do të bëjnë njerëzit me të ardhura të ulëta? Nëse dikur hanim mish dy herë në javë, tani do të na duhet ta shkurtojmë një herë në javë ose ndoshta nuk do të jemi në gjendje ta përballojmë fare”, thotë Oscar García.

Në dy vitet e fundit, Meksika ka qenë partneri kryesor tregtar i Shteteve të Bashkuara, e pasuar nga Kanadaja, sipas autoriteteve amerikane.

Marrëdhënia tregtare mes dy vendeve është e dukshme në pikat kufitare, ku kalojnë mijëra kamionë me mallra në ditë.

Mario Garcia punon për kompaninë “Majef Produce” në qytetin McAllen në Teksas, që është e specializuar në importe nga Meksika. Ai thotë se është i shqetësuar nga vështirësitë që tarifat do të mund të shkaktonin për biznesin e tij.

“Shumica e dyqaneve mbështeten në produktet meksikane. Pra, çfarë do të ndodhë nëse çmimet e produkteve të importuara nga Meksika rriten dhe kostoja kalon tek konsumatori? Kjo do të shkaktonte një reaksion zinxhir”, thotë ai.

Presidenti Trump ka thënë se do të përdorë tarifat për të ndihmuar planet e administratës së tij për të ndalur fluksin e drogës dhe imigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Më 1 shkurt, ai njoftoi tarifat prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë, por i shtyu ato përkohësisht pasi udhëheqësit e këtyre dy vendeve ranë dakord të forconin sigurinë kufitare.

Vendosja e tarifave do të ndikonte në zinxhirët e furnizimit, paralajmëron Roberto Cruz Hernandez nga Dhomave Kombëtare e Tregtisë në në Meksikë

“Shumë kompani transnacionale, shumë prej tyre amerikane, që prodhojnë ose montojnë produkte në vendin tonë do të ndikohen gjithashtu nga kostot shtesë që do të sillnin këto tarifa”, thotë ai.

Ndërsa prodhuesit dhe importuesit do të ndjenin ndikimin e drejtpërdrejtë, konsumatorët amerikanë si Hilda Gonzalez besojnë se do t’i shohin efektet në çmime më të larta.

“Bizneset do të rrisin çmimet e produkteve dhe kush do të paguajë diferencën? Ne do të paguajmë”, thotë ajo.

Nëse tarifat hyjnë në fuqi, pensionistët si Garcia kanë frikë se do të duhet të ulin edhe më shumë shpenzimet e tyre. Për të tjerët kjo do të thotë se ata do të duhet të punojnë më shumë për të blerë atë që u nevojitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026

Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje...
17:14 | 04/07/2026

Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane

Nga ishulli italian i Lampeduzës, Papa Leoni XIV i bëri thirrje Europës që t’i përgjigjet me një strategji afatgjatë sfidës së emigracionit, duke e cilësuar...
17:05 | 04/07/2026