SHBA më pranë Tajvanit, siguron akses në 4 baza ushtarake në Filipine
Shtetet e Bashkuara kanë siguruar akses në 4 baza të tjera ushtarake në Filipine, përmes të cilave do të mund të monitorojnë lëvizjet e Kinës në detin e Kinës së Jugut dhe përreth Tajvanit.
Përmes marrëveshjes, Uashingtoni ka mbyllur boshllëkun në harkun e aleancave të Shteteve të Bashkuara që zgjatet nga Korea e Jugut dhe Japonia në veri, deri në Australi në jug.
Hallka e munguar ishin pikërisht Filipinet, që ndodhen në kufi të dy pikave të tensionit, Tajvanit dhe detit të Kinës së Jugut.
Akordi, që kthen pjesërisht mbrapsht largimin e Shteteve të Bashkuara nga ish-kolonia e tyre më shumë se 30 vjet më parë, nuk është një arritje e vogël.
Amerika kishte akses të kufizuar në 5 baza të tjera në kuadër të një marrëveshjeje të mëparshme, por tani prania e saj do të zgjerohet dhe do të mundësojë një përgjigje më të shpejtë ndaj katastrofave natyrore në Filipine, si dhe një përgjigje ndaj sfidave të tjera në rajon, që me gjasë është Kina.
Marrëveshja u konkretizua pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u takua të enjten në Manila me presidentin e kompleksit të ishujve, Ferdinand Marcos Junior.
Uashingtoni nuk e ka bërë të ditur se ku ndodhen bazat e reja, por tre prej tyre mund të jenë në Luzon, një ishull në ekstremin verior të Filipineve, që është dhe pjesa më e madhe tokësore në afërsi të Tajvanit.
Vetë Kina e ka kritikuar marrëveshjen duke deklaruar se, veprimet e Shteteve të Bashkuara përshkallëzojnë tensionet dhe minojnë paqen dhe stabilitetin rajonal.
LEXONI GJITHASHTU
Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes
Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)
Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
- 15:02 Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes
- 14:55 Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)
- 14:40 U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
- 14:30 Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
- 14:21 Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim