SHBA/ Mision ushtarak në gaza, port për hyrjen e ndihmave humanitare
Presidenti Joe Biden njoftoi krijimin e një baze amerikane në Gaza për qëllime humanitare. Duke garantuar se nuk do të jetë një dërgim trupash në terren, Biden i kërkoi Izraelit të bëjë pjesën e tij për të garantuar një ambient të sigurt për shpërndarjen e ndihmave për popullin e Gazës.
“Izraeli duhet të bëjë pjesën e tij. Ai duhet të lejojë më shumë ndihma në Gaza dhe të sigurojë që punonjësit humanitarë të mos gjenden në mes të zjarrit. Ata kanë njoftuar se do të hyjnë në veri të Gazës. Ndaj lidershipit izraelit i them këtë: asistenca humanitare nuk mund të jetë një opsion i dytë. Mbrojtja e jetëve të pafajshme duhet të jetë prioritet”,-Joe Biden, president i SHBA.
Nga ana e tij, shteti hebre deklaron se problemi nuk është transporti ndërkufitar i ndihmave, por shpërndarja e tyre në Gaza. Një zëdhënës qeveritar akuzoi luftëtarët e Hamasit se po vjedhin ndihmat ndërkombëtare që duhet të shkojnë për popullin e Gazës.
“Le ta bëjmë të qartë. Izraeli ka nën kontroll të gjitha ndihmat që vijnë, apo që hidhen nga ajri. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe po përmirësohemi çdo ditë, por Hamasi po përpiqet t’i vjedhë ndihmat. Ata e kanë bërë këtë vazhdimisht dhe po të mos ishin ata askush nuk do të ndihej i uritur”, Avi Hyman, zëdhënës i qeverisë izraelite.
Koordinatori i OKB-së për Gazën, Sigrid Kaag, duke folur nga Pallati i Qelqtë, e cilësoi shpërndarjen e ndihmave nga ajri një “dëshmi të humanizmit”, por theksoi se ato janë “një pikë uji në oqean”, duke lënë të kuptohet se rrugët tokësore janë zgjidhja optimale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve