SHBA ndihma për Turqinë, Blinken premton 100 mln dollarë ndihma

20 Shkurt 2023 | 16:56

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar 100 milionë dollarë ndihma humanitare për të mbijetuarit e tërmeteve në Turqi.

Shefi i diplomacisë amerikane mbërriti të dielën për një vizitë në Turqi dhe u takua me homologun Mevlut Cavusoglu. Së bashku, nga një helikopter, ata panë dëmet e shkaktuara nga katastrofa në provincën Hataj.

“Sapo pata mundësinë të mbikëqyrja Hatajën për të parë shkatërrimin, të cilin është e vështirë ta përshkruash me fjalë. Pash ndërtesa që mbaheshin, por edhe të tjera të shembura; pash çati të prishura dhe të tjera që qëndronin pranë tyre,” – u shpreh Blinken.

Blinken ndodhet në Turqi për bisedime në lidhje me zgjerimin e NATO-s dhe çështje të tjera, por shkatërrimi nga tërmetet ka eklipsuar motivet e vizitës.

Dy tërmetet që tronditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 47 mijë persona, me gjasat për të gjetur të mbijetuar që tashmë janë zvogëluar ndjeshëm.

Në Siri, shkatërrimi nga lëkundjet sizmike po shoqërohet nga vonesat në shpërndarjen e ndihmave humanitare. Mbrojtja Civile lokale, e njohur ndryshe edhe si “Helmetat e Bardha”, ka qenë në vijën e parë të kërkimeve nën rrënoja, por tashmë përpjekjet e tyre janë kthyer në operacione pastrimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026