SHBA paraqet në Senat projektligjin që synon të ndalojë shtetësinë e dyfishtë

20 Janar 2026 | 08:40

Në Senatin amerikan është paraqitur një projektligj që synon të ndalojë shtetësinë e dyfishtë dhe të vendosë parimin e besnikërisë ekskluzive ndaj shtetit amerikan. Nisma “Exclusive Citizenship Act of 2025” parashikon që qytetarët e SHBA-së nuk mund të mbajnë njëkohësisht shtetësi të një vendi tjetër.

Sipas projektligjit, çdo qytetar amerikan që, pas hyrjes në fuqi të ligjit, fiton vullnetarisht një shtetësi të huaj, do të konsiderohet automatikisht se ka hequr dorë nga shtetësia amerikane.

Ndërkohë, qytetarët që aktualisht posedojnë dy ose më shumë shtetësi do të kenë një afat prej një viti për të zgjedhur. Alternativat janë ose të heqin dorë nga shtetësia e huaj, ose nga ajo amerikane.

Mosrespektimi i këtij afati sjell humbjen automatike të shtetësisë amerikane. Autorët e nismës argumentojnë se shtetësia e dyfishtë mund të krijojë konflikte interesi dhe besnikëri të ndara, duke cenuar sipas tyre interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Nëse miratohet, ligji do të shënonte një ndryshim të thellë në politikën amerikane të shtetësisë, me ndikim të drejtpërdrejtë për miliona qytetarë amerikanë në mbarë botën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund...
17:14 | 18/07/2026

Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Kanadanë me një rritje të tarifave për të mbuluar koston e ndotjes nga tymi nga zjarret që kanë...
17:06 | 18/07/2026

Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA

Jens Spahn, një anëtar i lartë i konservatorëve në pushtet në Gjermani, dha dorëheqjen të shtunën pasi lindi një fëmijë nga një nënë zëvendësuese në...
16:52 | 18/07/2026