SHBA pezullon një pjesë të ndihmës për Nigerin

5 Gusht 2023 | 10:44

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë disa programe të ndihmës së huaj për qeverinë e Nigerit, por do të vazhdojnë të japin ndihmë humanitare dhe ushqimore, tha të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Junta ushtarake përmbysi presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit, Mohamed Bazoum dhe qeverinë e tij më 26 korrik.

“Siç e kemi bërë të qartë që në fillim, ndihma amerikane për qeverinë e Nigerit varet nga qeverisja demokratike dhe respektimi i rendit kushtetues,” tha zoti Blinken në një deklaratë të premten.

Shefat e mbrojtjes të vendeve të Afrikës Perëndimore kanë hartuar një plan për ndërhyrje ushtarake nëse grushti i shtetit të Nigerit nuk përmbyset deri të dielën.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur popullin e Nigerit për ta ndihmuar të ruajë demokracinë dhe përsërisim thirrjen për rikthimin e menjëhershëm në pushtet të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit,” tha zoti Blinken.

Vendi afrikan është një partner kyç për luftën e Uashingtonit kundër kryengritësve islamikë, të cilët kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë zhvendosur miliona të tjerë. Personeli ushtarak amerikan ka stërvitur forcat lokale për të luftuar grupet militante.

Administrata e Presidentit Joe Biden e kishte konsideruar gjithashtu Nigerin si një histori suksesi demokratik në një rajon që është përballur me një serë grushtesh shteti ose tentativa për marrjen e pushtetit gjatë tre viteve të fundit.

Ambasada e SHBA në Niamey tha në vitin 2021 se Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit i kishin ofruar Nigerit më shumë se 500 milionë dollarë pajisje dhe trajnime që nga viti 2012.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026