SHBA: Presim zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme mes Kosovës dhe Serbisë

19 Prill 2023 | 15:49

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe nga Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë negociatave të mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Një muaj më parë, në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë arritën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e SHBA-së, një marrëveshje gojore për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

“SHBA-ja dhe BE-ja presin nga të dyja palët që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme nga dialogu, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, siç kanë konfirmuar se do të bëjnë dy udhëheqësit në takimin e 18 marsit në Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim të DASH-it për Zërin e Amerikës ndaj pyetjes për zbatimin e asaj për të cilën palët janë marrë vesh në Ohër.

DASH-i ka theksuar se SHBA-ja mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve.

“Ne jemi të përqendruar mbi zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t’u ndihmojmë atyre të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore dhe më të parashikueshme si fqinj, gjë që do të mundësonte stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026