SHBA propozon rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gazë

19 Shkurt 2024 | 20:36

Shtetet e Bashkuara propozuan një projekt-rezolutë në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që bën thirrje për armëpushim të përkohshëm në luftën midis Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Sipas tekstit që pa agjencia e lajmeve Reuters, dokumenti kundërshton edhe një ofensivë të madhe tokësore që Izraeli po planifikon në Rafah të Gazës jugore.

Uashingtoni, deri më tash, nuk e ka përdorur fjalën armëpushim në ndonjë veprim të OKB-së sa i përket luftës Izrael-Hamas.

Megjithatë, drafti i bën jehonë gjuhës që presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ka përdorur javën e kaluar në bisedat me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Drafti i tekstit të SHBA-së “përcakton se në rrethanat aktuale, një ofensivë e madhe tokësore në Rafah do të rezultonte me dëme të tjera për civilët dhe me zhvendosjen e tyre të vazhdueshme, duke përfshirë potencialisht edhe në vendet fqinje”.

Izraeli ka nisur luftën në Gazë, pasi militantët e Hamasit, që e kontrollojnë këtë enklavë, kanë sulmuar më 7 tetor Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje qindra të tjerë.

Uashingtoni tradicionalisht mbron aleatin e tij, Izraelin, nga veprimet e OKB-së. Që nga 7 tetori, ai u ka vënë veto dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, ka abstenuar dy herë, duke i mundësuar Këshillit të miratojë rezoluta që synonin t’i rrisnin ndihmat për Gazën dhe bënin thirrje për pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare.

Në dhjetor të vitit të kaluar, më shumë se tri të katërtat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që përbëhet prej 193 anëtarësh, votuan për armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Rezolutat e këtij organi nuk janë detyruese, por kanë peshë politike, pasi reflektojnë pikëpamjet globale për luftën.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, prej kohësh ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar në Gazë.

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffith, paralajmëroi javën e kaluar se operacionet ushtarake në Rafah “mund të çojnë në masakra”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026