SHBA reduktojnë praninë e trupave në krahun lindor të aleancës

29 Tetor 2025 | 16:20

Ministria rumune e Mbrojtjes ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë të reduktojnë praninë e trupave të tyre të vendosura në krahun lindor të NATO-s.

Në kuadër të kësaj nisme, në Rumani do të mbeten nga 900 deri në 1 mijë trupa amerikane, një shkurtim i ndjeshëm nga numri aktual prej 1.700 trupash.

Ministria deklaroi gjithashtu se vendimi ishte i pritshëm dhe se tkurrja e përmasave të forcave amerikane ishte  pasojë e agjendës së prioriteteve të administratës Trump.

Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu deklaroi se homologu amerikan Pete Hegseth i kishte përcjellë së fundmi vendeve evropiane mesazhin se duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje vetëmbrojtjes pasi Amerika po e zhvendoste vëmendjen e saj tek rajoni i Indo-Paqësorit.

Një brigadë amerikane e vendosur në një bazë ajrore rumune, që është dhe më e madhja e NATO-s në Evropë, do të zhvendoset dhe nuk do të zëvendësohet.

Brigada, sipas ministrit, ka elementë edhe në Bullgari, Sllovaki dhe Hungari, por nuk dihet nëse Uashingtoni do t’i tërheqë njësitë e saj edhe nga këto vende.

Ndërkohë, prania e trupave amerikane në bazat rumune Deveselu dhe Campia Turzii nuk do të preket nga ndryshimet.

Që nga marrja e detyrës në janar, presidenti Trump nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të zhvendosur vëmendjen e forcave të armatosura amerikane nga Evropa në rajonin e Indo-Paqësorit.

Gjithashtu, ai u ka bërë vazhdimisht thirrje vendeve evropiane anëtare të NATO-s që të marrin përsipër përgjegjësinë e mbrojtjes së tyre.

Njoftimi i qeverisë rumune vjen në një kohë kur krahu lindor i NATO-s rrezikohet nga ndërhyrjet e Rusisë, e cila ka depërtuar në hapësirën ajrore të Aleancës me avionë luftarakë dhe dronë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026