SHBA rikthen O’Brien në Europë, personin që i dha fund konflikteve në Ballkan
James O’Brien një njohës i mirë i situatës në Ballkanin Perëndimor do të jetë personi përgjegjës i SHBA për Europën.
O’Brien është konfirmuar një ditë më parë nga senati amerikan si Ndihmës i Sekretari i Shtetit për Europën.
James O’Brien ka qenë person i rëndësishëm në marrëveshjet për tu dhënë fund konflikteve në Ballkan.
O’Brien ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje mes Kosovës dhe Serbisë, në vitin 1999.
O’Brien ishte i angazhuar edhe në gjetjen e një zgjidhjeje për përfundimin e luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe ndihmoi në formulimin e Marrëveshjes së Dejtonit, të vitit 1995, e cila i dha fund kësaj lufte.
Ai gjithashtu, udhëhoqi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Gjykatën Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë, e cila ndihmoi për sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
Që nga viti 2022, Jim O’Brien udhehoqi Zyrën e Koordinimit të Sanksioneve,( non grata) me gradën e ambasadorit, në Departamentin amerikan të Shtetit.
O’Brien ka shërbyer në dy administrata amerikane, si i dërguar special presidencial. Ai shërbeu si këshilltar i lartë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe i dërguar presidencial për Ballkanin.
“Ai udhëhoqi një program të madh dhe të suksesshëm sanksionesh dhe këshilloi për një sërë çështjesh, duke përfshirë negociatat e paqes në Evropë, marrëveshjet shkencore dhe mjedisore, tranzicionin post-sovjetik të Rusisë dhe Ukrainës, si dhe iniciativat për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat përgjegjës për krimet e luftës”
James O’Brien merr kete post te rendesishme per tu perballur edhe njehere me te njejtat sfida me të cilat kishte punuar në të shkuarën. Tensionet Kosovë-Serbi që arriten kulmin me sulmin terrorist të 24 shtatorit, situatën e tensionuar në Bosnjë ku protagonist janë sërish serbët me në krye Milorad Dodik, dhe Luftën mes Rusisë dhe Ukrainës që po vazhdon prej më shumë se një viti e gjysmë.
Deri në këtë moment postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane e mbajti ish ambasadoria Yuri Kim.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë