SHBA rrit presionin për armëpushim në Gaza, takime të rëndësishme mbahen në Itali

24 Korrik 2025 | 11:17

Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, mes përshkallëzimit të krizës humanitare dhe bllokimit të bisedimeve. I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ndodhet aktualisht në Itali, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë me zyrtarë izraelitë dhe përfaqësues nga Katari.

Sipasmediave të huaja, diskutimet po përqendrohen në një propozim konkret për një armëpushim 60-ditor, që përfshin gjithashtu shtim të ndihmës humanitare dhe lirimin e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe i dërguari Ëitkoff kanë nënvizuar se objektivi parësor i administratës është ndalimi i menjëhershëm i luftimeve dhe lirimi pa kushte i pengjeve. “Ne duam që ky armëpushim të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kemi lirimin e pengjeve,” ka deklaruar Ëitkoff për mediat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, qeveria izraelite ka konfirmuar se ka marrë përgjigjen e Hamasit lidhur me një propozim për marrëveshje, e cila aktualisht po shqyrtohet nga autoritetet në Tel Aviv.

Ndërkohë, negociatat indirekte mes Izraelit dhe Hamasit po vijojnë në Doha, nën ndërmjetësimin e Katarit. Sipas ndërmjetësuesve, bisedimet ndodhen në një fazë kritike dhe rrezikojnë të dështojnë nëse nuk gjendet shpejt një kompromis.

Hamasi ka bërë të ditur se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet izraelitë në një fazë të vetme, por vetëm nëse Izraeli pranon një ndalim të plotë të ofensivës dhe tërheqje të plotë të trupave nga Gaza.

Tensionet mbeten të larta ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon të bëjë thirrje për ndaljen e luftimeve dhe për zgjidhje afatgjatë të konfliktit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi të premten se do të vendosë tarifa 100% për të gjitha mallrat nga çdo vend që vendos një taksë mbi shërbimet dixhitale për...
19:50 | 26/06/2026

Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit

Shpallja e marrëveshjes kornizë midis Izraelit dhe Libanit për armëpushimin konsiderohet çështje orësh. Sipas informacioneve, njoftimet – dhe ndoshta nënshkrimi – do të bëhen sot, të premten në Uashington...
19:33 | 26/06/2026

“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti

Një nënë venezueliane ka vdekur ndërsa po shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën vendin, sipas bashkëshortit të saj, futbollistit Héctor Bello, dhe mediave...
19:04 | 26/06/2026