SHBA sanksionon Iranin, nuk toleron sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë | 5 zhvillimet
- SHBA sanksionon Iranin për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja, ka vendosur sanksione ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Ministrin për Aktivitetet Malinje Kibernetike, Esmail Khatib.
Kjo lëvizje ka ardhur pasi u zbulua se Irani fshihet pas sulmit kibernetike ndaj shërbimeve publike dhe ato qeveritare të Shqipërisë, më 15 korrik.
Lexoni për më shumë: SHBA sanksionon Iranin për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

- ‘Nuk do të tolerojmë Iranin’, Blinken reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për vendosje të sanksioneve ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Ministrin për Aktivitetet Malinje Kibernetike, Esmail Khatib, për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blinken shprehet se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme kibernetike që synojnë interesa të vendeve aleate, duke iu referuar në këtë rast vendit tonë.
Lexoni për më shumë: ‘Nuk do të tolerojmë Iranin’, Blinken reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

- Muxhahedinët kanë hakeruar agjenci shtetërore iraniane, thotë gazetari
Gazetari Olsi Jazexhi thotë se muxhahedinët të cilët strehohen në vendin tonë, kanë hakeruar agjenci kombëtare iraniane, para se Irani të kryente sulmin kibernetik më 15 korrik.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Jazexhi u shpreh se pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, ka kërkuar përmes një letre, që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të hetojë aktivitetin e muxhahedinëve.
Lexoni për më shumë: Muxhahedinët kanë hakeruar agjenci shtetërore iraniane, thotë gazetari

- Vuçiç i prerë: Nuk do ta njohim Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë në asnjë mënyrë Kosovën.
Këtë e ka thënë në një postim që ka bërë në rrjetin social “Instagram” gjatë takimit me ndërmjetësuesit e BE-së, që pas Prishtinës, shkuan në Beograd.
Lexoni për më shumë: Vuçiç i prerë: Nuk do ta njohim Kosovën

- Zaptimi i Liqenit Artificial, si u shtuan ndërtimet dhe katet e pallateve në 30 vite
Në 30 vitet e fundit, Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është tkurrur nga të gjitha anët, është ndërtuar dhe një pjesë përvetësuar në pronë private.
Me vendime qeverish, urdhra ministrash dhe kryetarë bashkish, mushkëria e Tiranës është asfiksuar nga betoni.
Para vitit 1990, parku ku ishte një hapësirë e bukur, e gjelbër, e paprekur në një kodër të bukur në vazhdim të kryeqytetit, sot çfarë ka mbetur nga parku është fshehur nga pallatet e larta prej betoni me arkitekturë të shëmtuar.
Lexoni për më shumë: Zaptimi i Liqenit Artificial, si u shtuan ndërtimet dhe katet e pallateve në 30 vite

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre