SHBA shpall gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të lisë së majmunit
Qeveria amerikane shpalli gjendjen emergjencës shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunëve.
Vendimi do të përshpejtojë shpërndarjen e vaksinave për të frenuar përhapjen e virusit vjen më pak se dy javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi alarmin e saj më të lartë emergjent pas një rritjeje të rasteve në mbarë botën.
Rastet kanë arritur në 6.600 në SHBA, sipas zyrtarëve shëndetësorë.
Një e katërta e këtyre rasteve janë shfaqur në shtetin e Nju Jorkut, i cili shpalli gjendjen e tij të jashtëzakonshme për shkak të sëmundjes javën e kaluar.
Dy shtetet me numrin më të madh të rasteve – Kalifornia dhe Illinois – shpallën gjendje të jashtëzakonshme në fillim të kësaj jave.
Virusi, i cili është më pak vdekjeprurës se fruthi, zakonisht zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen diku nga dita e pestë deri në 21 ditë pas infektimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë