SHBA shpreh skepticizëm për marrëveshjen Iran-Arabi Saudite

10 Mars 2023 | 22:46

Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kina, për rivendosjen e raporteve diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite, por shprehën dyshime nëse Teherani do t’iu përmbahet zotimeve të marrëveshjes.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se “ne mirëpresim” marrëveshjen diplomatike, nëse për shembull, do të çonte në arritjen e paqes në Jemen, ku këto dy fuqi rajonale mbështesin palë të kundërta, shkruan REL.

“Do ta shohim. Mbetet të shihet nëse iranianët do të respektojnë pjesën e tyre të marrëveshjes. Ky nuk është regjim që zakonisht mban fjalën”, tha Kirby.

“Do të donim të shihnim përfundimin e luftës në Jemen dhe kjo marrëveshje të mund të ndihmojë që të arrihet kjo”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026