SHBA shqetësime për amnistinë, Escobar: Qeveria shqiptare të dëgjojë sugjerimet
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për amnistinë fiskale.
Zyrtari amerikan u shpreh se SHBA ka disa shqetësime të cilat i kanë diskutuar me qeverinë shqiptare bashkë me propozimet përkatëse.
“Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtatë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standardet globale dhe me kërkesat e BE-së”, u shpreh Escobar për VOA.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se projektligji i amnistisë fiskale ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre individëve, të cilët nuk përfitojnë.
Në një intervistë për “Euronews Albania” pak kohë më parë, Ibrahimaj u shpreh se përmes kësaj liste, do të sigurohet që paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale, të mos amnistohen.
Ibrahimaj tha se çdo person i cili kërkon të amnistojë paratë, duhet të aplikojë duke bërë një plotësuar një format vetëdeklarimi.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni