SHBA sulmon Iranin/ Udhëheqësit evropianë bëjnë thirrje për përmbajtje dhe diplomaci
Pas sulmit të SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore iraniane në Fordo , Natanz dhe Isfahan, liderët europian kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe diplomaci, ndërsa i kanë kërkuar Iranit të rikthehen në tryezën e bisedimeve.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka kërkuar “respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe sigurinë bërthamore” pas sulmeve të SHBA-së në uzinat bërthamore të Iranit.
“Diplomacia mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe siguri në rajonin e Lindjes së Mesme. Shumë civilë do të jenë përsëri viktima të një përshkallëzimi të mëtejshëm”, tha ai, duke shtuar se është i alarmuar nga zhvillimet e fundit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “stabiliteti duhet të jetë përparësi” dhe bëri thirrje që “Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike të besueshme”.
“Tavolina e negociatave është i vetmi vend për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha ajo.
Ndërkohë, kancelari gjerman Merz i bëri thirrje Iranit që të rifillojë menjëherë bisedimet bërthamore me SHBA-në, në mënyrë që të ketë një zgjidhje diplomatike, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane.
Ministri i Jashtëm iranian është shprehur se Irani nuk ka si të rikthehet në tryezën e bisedimeve, pasi kurrë nuk është larguar, ndërsa akuzoi se ishte Izraeli dhe SHBA ata që “hodhën në erë diplomacinë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit