Irani kërkon që IAEA të hetojë sulmet amerikane në centralet bërthamore
Irani po bën thirrje për një hetim mbi sulmet ajrore amerikane ndaj objekteve të tij bërthamore.
Kështu thuhet në një letër nga shefi i energjisë bërthamore të vendit, Mohammad Eslami, drejtuar kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, raportoi rrjeti i lajmeve SNN i Iranit.
Eslami i kërkoi Grossit të dënonte veprimin e SHBA-së dhe të merrte masat e duhura. Ai e kritikoi Grossin për “mosveprimin dhe bashkëpunimin” e tij , duke shtuar se Irani do të ndjekë “masa të duhura ligjore”.
“Kjo letër shpreh protestën e saj kundër shkeljes së rëndë të ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare, veçanërisht Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore [NPT]”, thuhej në të.
Më parë, Grossi tha se po thërret një takim urgjent të bordit të guvernatorëve prej 35 vendesh të IAEA-s pas sulmeve ajrore të SHBA-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:15 Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim