SHBA-të paralajmërojnë turistët që udhëtojnë në Itali për rrezikun e terrorizmit

28 Maj 2025 | 08:03

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka paralajmëruar turistët amerikanë që udhëtojnë për në Itali të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut të një sulmi terrorist.

Ky paralajmërim u publikua më 23 maj dhe disa media amerikane e përsëritën atë edhe sot, raportoi agjencia Ansa.

Me këtë paralajmërim, niveli i rrezikut është rritur nga shkalla e parë në të dytën.

Për shumicën e anëtarëve të BE-së, niveli i parë nga një total prej katër është i vlefshëm, ndërsa për Spanjën, Gjermaninë dhe Francën, niveli i dytë është në fuqi, sipas Ansa-s.

Paralajmërimi i lëshuar nga administrata Trump thotë se terroristët mund të kryejnë një sulm pa paralajmërim dhe bën thirrje për kujdes në vendet që përfaqësojnë atraksione turistike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Barack Obama i ka ngritur një monument vetes

QENDRA PRESIDENCIALE OBAMA lartësohet mbi pjesën jugore të Çikagos (South Side) si një zigurat brutalist. Tetë kate betoni të mbuluara me granit qëndrojnë mbi ndërtesa...
13:27 | 27/06/2026

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane

Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten me një tarifë prej 100 për qind për vendet evropiane që vendosin taksa për shërbimet dixhitale mbi korporatat amerikane....
13:10 | 27/06/2026

Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s

Autoritetet turke kanë kryer qindra arrestime, kanë ndaluar protestat dhe kanë kufizuar liritë e medias përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara, me aktivistët...
12:04 | 27/06/2026