SHBA-të përgjojnë aleatët, hetim masiv në administratën amerikane
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë nisur një fushatë hetimore, pas verifikimit të një rrjedhjeje të re dokumentesh sekrete, që kanë përfunduar në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një nga humbjet më të bujshme të informacioneve, që ka kapur në befasi Shtëpinë e Bardhë dhe që ka vënë në lëvizje shërbimet e inteligjencës nga frika se mos zbulohen identitetet e burimeve të tyre.
Këtë herë dokumentet, në disa raste aq të klasifikuara sa që nuk mund të ndahen as me aleatët më të ngushtë, nuk kanë lidhje vetëm me planet për Ukrainën, por edhe me ato që janë në fokus të sigurisë amerikane si Kina, Indo-Paqësori, Lindja e Mesme dhe terrorizmi.
Nëse nga njëra anë dokumentet konfirmojnë aftësinë e aparateve ushtarake ruse për të depërtuar në institucionet amerikane, nga ana tjetër ato zbulojnë se inteligjenca e Shteteve të Bashkuara spiunon aleatët.
Për shembull në fokus të agjencive të spiunazhit janë lider politikë dhe ushtarakë të Ukrainës, për të pasur një vizion të qartë të strategjive luftarake të Kievit; si dhe Korea e Jugut, në lidhje me vendimet për ndihmat që po i ofron Ukrainës.
Rrjedhja e dytë përfshin mbi 100 dokumente të publikuara fillimisht në një faqe anonime interneti e quajtur “4chan” dhe më pas në rrjetet sociale, të cilat vijnë nga agjenci të ndryshme, edhe pse të gjitha të hartuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Pentagonit.
Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim për të zbuluar se kush kishte akses tek këto dokumente, mes të cilave ka edhe foto satelitore e harta, njësoj si në kohën e Luftës së Ftohtë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë