SHBA/ Trump mungon në debat, rivalët republikanë “sulmojnë” njëri-tjetrin

24 Gusht 2023 | 09:04

Kandidatët republikanë presidencialë shkëmbyen sulme në debatin e tyre të parë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, teksa tentuan ta zinin pozitën si kandidati kryesor pas atij që që mungonte, Donald Trumpit.

Ish-presidenti i SHBA-së e përqeshi debatin në një intervistë të regjistruar paraprakisht, por të publikuar në të njëjtën mbrëmje me debatin, më 23 gusht.

Debati i vrullshëm dy-orësh ofroi një pamje në sfidat me të cilat përballen kandidatët në përpjekjen për ta larguar Trump nga pozicioni i tij si kandidati favorit për ta fituar kandidaturën për president të vendit nga Partia Republikane.

Pasi që ish-presidenti vendosi të mos marrë pjesë në këtë debat, rivalët e tij e sulmuan njëri-tjetrin në përpjekje për t’u shfaqur si alternativa më e besueshme, pesë muaj para garës së parë për ta fituar kandidaturën nga Partia Republikane dhe më shumë se 14 muaj para zgjedhjeve.

Ndërsa guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka qëndruar vazhdimisht në vendin e dytë, megjithëse shumë pas Trumpit, në sondazhe, në qendër të shumë prej debateve më dramatike në debatin e transmetuar nga Fox News ishte sipërmarrësi 38-vjeçar, Vivek Ramaswamy.

Ramaswamy, një përkrahës i Trumpit, i cili po rritet në sondazhet kombëtare, u përball me shumë kritika nga rivalët e tij më me përvojë, të cilët dukej se e shihnin atë më shumë si kërcënim sesa DeSantisin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026

Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani

Ushtria e Jordanisë njoftoi këtë të mërkurë se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe rrëzuar tre raketa të lëshuara nga Irani. Nuk pati viktima...
08:20 | 15/07/2026