SHBA vendos sanksione ndaj 2 radikalëve serbë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vendosën sanksione ndaj anëtarëve të Partisë Radikale Serbe dhe ish-deputetëve të Kuvendit të Serbisë, Vjerica Radeta dhe Petar Jojiç, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit, më 27 janar.
“Radeta dhe Jojiç, derisa ishin deputetë të Parlamentit të Serbisë, korruptuan dhe frikësuan dëshmitarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), në mënyrë që ata të mos paraqisnin provat inkriminuese kundër liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Ned Price.
Gjithashtu, thuhet se sjellja e Radetës dhe Jojiçit pengoi procesin gjyqësor dhe për këtë arsye Tribunali i Hagës lëshoi fletë-arrest ndërkombëtar për ta. Kjo sjellje, siç thuhet, kërcënoi stabilitetin rajonal dhe ndikoi negativisht në interesat e SHBA-së.
Në deklaratë theksohet se vendimi i SHBA-së konfirmon “angazhimin në luftën kundër korrupsionit që dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të partnerëve dhe kufizon aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve”.
Siç thuhet në deklaratë, SHBA-të mbështesin demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi dhe vazhdojnë të kërkojnë llogari për ata që keqpërdorin pushtetin publik për përfitime personale.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë