SHBA vendos sanksione ndaj 4 gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj katër gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i akuzuar ata për veprime të paligjshme që synojnë SHBA-në dhe aleatin e saj të ngushtë, Izraelin.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të enjten vendosjen e sanksioneve kundër Solomy Balungi Bossa nga Uganda, Luz del Carmen Ibáñez Carranza nga Peruja, Reine Adelaide Sophie Alapini-Gansou nga Benini dhe Beti Hohler nga Sllovenia.
Këto masa u morën pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, të cilët akuzohen për mbikëqyrjen e ofensivës izraelite në Gaza, një operacion që solli viktima civile dhe krime lufte sipas GJNP-së.
Dy nga gjyqtarët e sanksionuar autoruan urdhër-arrestet për Netanyahu dhe Gallant, ndërsa dy të tjerët autorizuan hetimin e Gjykatës për abuzimet e personelit amerikan në Afganistan.
“Si gjyqtarë të GJNP-së, këta individë janë përfshirë në veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe Izraelin,” tha Rubio, duke shtuar se Gjykata Ndërkombëtare Penale është politizuar dhe abuzon me pushtetin e saj duke shkelur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe aleatëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara