SHBA zbulon detaje lidhur me sulmin ndaj centraleve bërthamore të Iranit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha të dielën se sulmet ushtarake amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishin një sukses i jashtëzakonshëm dhe dërrmues, që kanë shkatërruar plotësisht ambiciet bërthamore të Teheranit.
Sulmet përfshinë 14 bomba për shkatërrimin e bunkerëve, dhjetëra raketa Tomahawk dhe mbi 125 aeroplanë ushtarakë.
“Ambiciet bërthamore të Iranit janë shkatërruar plotësisht”, tha Hegseth gazetarëve në një konferencë për shtyp, duke shtuar se sulmet nuk kishin në shënjestër ushtarë apo civilë iranianë.
“Operacioni që planifikoi presidenti [amerikan, Donald] Trump ishte i guximshëm dhe i shkëlqyer, duke treguar botës se frikësimi amerikan është rikthyer. Kur ky president flet, bota duhet të dëgjojë”, tha Hegseth.
Operacioni ushtarak, sipas ushtrisë amerikane, u quajt “Çekani i Mesnatës”.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë