SHBA zgjeron listën e sanksioneve duke përfshirë një kompani ruse në Beograd

13 Qershor 2024 | 07:18

Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompani ruse me bazë në Beograd.

Sipas faqes së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, në listë është edhe kompania “BASSIRE GROUP DOO”.

Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2023 dhe është e angazhuar në tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve.

Drejtori dhe pronari i kompanisë është shtetasi rus, Nikolai Levin.

Në shpjegimin e Thesarit thuhet se qëllimi i sanksioneve është t’i mohojnë Rusisë qasjen në produktet dhe shërbimet e nevojshme për të ruajtur prodhimin ushtarak për luftën në Ukrainë.

Ndër subjektet e sanksionuara janë kompani nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

Më shumë se 4000 subjekte dhe individë rusë janë nën sanksionet amerikane, me qëllim që të ndalin fluksin e parave dhe armëve drejt Rusisë, shkroi REL.

Sanksionet u njoftuan përpara mbërritjes së presidentit amerikan, Joe Biden në Itali për një takim të liderëve të G7.

Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të bisedojnë për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, për ta ndihmuar Kievin financiarisht.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026