SHBA zgjeron qasjen në internet të shpejtë me kosto të ulët

2 Korrik 2023 | 19:21

Presidenti Joe Biden thotë se dëshiron të sigurohet që çdo amerikan të ketë qasje në internet me shpejtësi të lartë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh, Shtetet e Bashkuara do të investojnë mbi 40 miliardë dollarë për të zgjeruar shërbimet e internetit me shpejtësi të lartë.

Për shumicën e amerikanëve, qasja në internet me shpejtësi të lartë është diçka që ata e marrin si të mirëqenë. Por miliona amerikanë në rajonet rurale dhe zona të tjera të vendit, nuk kanë qasje në internet me shpejtësi të lartë.

Për të ndihmuar në ngushtimin e këtij hendeku dixhital, Presidenti Joe Biden njoftoi këtë javë një plan për investimin e mbi 40 miliardë dollarëve për të lidhur 8.5 milionë familje dhe biznese të vogla në Amerikë me rrjetin e shërbimeve të internetit të shpejtë deri në vitin 2030.

“Ky do të jetë investimi më i madh në infrastukturën e internetit me shpejtësi të lartë në vend. Në mënyrë që ekonomia e sotme të funksionojë për të gjithë, qasja në internet është po aq e rëndësishme, sa furnizimi me energji elektrike, ujë, apo shërbimet e tjera bazë”, tha Presidenti Biden.

Programi që ofron qasje me kosto të përballueshme në internet, “ACP”, që filloi të zbatohej në vitin 2021, tashmë u ofron familjeve me të ardhura të ulëta deri në 30 dollarë në muaj, ose deri në 75 dollarë në muaj në tokat e fiseve autoktone të indianëve të Amerikës, për të kompensuar faturat e internetit, si dhe një zbritje prej 100 dollarësh për blerjen e një laptopi, kompjuteri ose tableti.

Administrata amerikane po punon me më shumë se 300 organizata në të gjithë vendin, veçanërisht në komunitetet rurale, për t’i ndihmuar ata të sigurojnë qasje në internet me shpejtësi të lartë.

Administrata e Presidentit Biden thotë se qasja në internet me shpejtësi të lartë nuk është më një luks, por një domosdoshmëri për pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në aktivitetet e shoqërisë së sotme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026