Shefat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës do të takohen pas tensioneve në Tajvan

25 Maj 2024 | 11:59

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të takohet me homologun e tij kinez, njoftoi Pentagoni. Njoftimi vjen pasi Pekini kreu stërvitje ushtarake dyditore përreth Tajvanit.

Pentagoni tha se Austin do të takohet me admiralin kinez, Dong Jun, gjatë pjesëmarrjes së tyre në Shangri-La Dialoguem që mbahet nga 31 maji deri më 2 qershor – ngjarje ku mblidhen zyrtarët e mbrojtjes nga e mbarë bota.

Kina gjatë kësaj jave rrethoi Tajvanin me luftanije dhe avionë luftarakë, gjatë stërvitjeve për të testuar aftësinë e saj për të marrë kontrollin e ishullit vetëqeverisës, që pretendon se i përket. Stërvitjet u mbajtën pas inaugurimit të presidentit, Lai Ching-te, i cili është zotuar se do të ruajë demokracinë e Tajvanit.

Takimi mes Austin dhe Dong është pritur pasi ata biseduan përmes telefonit në prill. Kjo ishte biseda e parë mes shefave të mbrojtjes të dy shteteve në pothuajse 18 muaj.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe Kina kanë intensifikuar komunikimet me qëllim që të përmirësojnë raportet, teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi Pekinin dhe Shangain muajin e kaluar.

Por, bisedimet e mbrojtjes nuk janë intensifikuar që kur presidenti kinez, Xi Jinping, u pajtua që të rinisë dialogun ushtarak gjatë samitit që zhvilloi me Bidenin në Kaliforni nëntorin e vitit të kaluar.

Javën e ardhshme, Austin po ashtu do të vizitojë Kamboxhian, ku do të zhvillojë bisedimet me ministrat e Mbrojtjes të bllokut të Azisë Juglindore dhe do të përmbyllë turneun e tij në Francë, ku do t’i bashkohet Bidenit në ngjarjen për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores.

Njoftimi për turneun e Austin u bë publik të premten mbrëma, pas njoftimit se ai transferoi për dy orë e gjysmë detyrat e tij te zëvendësja, Kathleen Hicks, për shkak se iu nënshtrua një ndërhyrjeje shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026

Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës

Portugalia është gati të dërgojë një mision ndihme emergjente prej 50 shpëtimtarësh në Venezuelë, njoftoi sot Ministri i Jashtëm Paulo Rangel, pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që goditi vendin e Amerikës Latine. “Ekziston një...
17:58 | 25/06/2026

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026