Shefi i CIA-s tregon prapaskenat e shpëtimit të pilotit në Iran në konferencë me Trump

6 Prill 2026 | 21:52

Pas përfundimit të operacionit të shpëtimit në Iran, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe në një konferencë për shtyp krah Presidentit Donald Trump  ka zbardhur disa nga prapaskenat e misionit që ai e cilësoi si “një detyrë që nuk lejonte dështim”.

Ratcliffe deklaroi se agjentët e inteligjencës ishin plotësisht të përkushtuar për t’i kthyer pjesëtarët e Forcave Ajrore shëndoshë e mirë në shtëpi, duke përdorur të gjitha resurset e mundshme.

Ndonëse nuk mund të bënte publike të gjitha detajet konfidenciale, kreu i CIA-s konfirmoi se për lokalizimin e aviatorëve të zhdukur u angazhuan asete të fuqishme teknologjike dhe inteligjencë njerëzore në terren.

Ai e përshkroi operacionin si “guximtar” dhe një “garë të ethshme me kohën”, ku çelësi i suksesit ishte një fushatë mashtrimi e mirëmenduar. Kjo strategji shërbeu për të konfuzuar forcat iraniane, të cilat po kërkonin dëshpërimisht për të rënë në gjurmët e ushtarakëve amerikanë.

Në mbyllje të fjalës së tij, Ratcliffe zbuloi momentin kritik të misionit: mbrëmjen e së shtunës, agjentët morën konfirmimin se ushtaraku i zhdukur kishte arritur të gjente strehë në një të çarë mali. Ky pozicion strategjik, sipas drejtorit të CIA-s, ishte i tillë që e mbajti atë “të padukshëm për sytë e armikut, por jo për sytë e inteligjencës amerikane”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026