Shefi i energjisë në Katar: Evropa do t’i kthehet gazit rus
Shtetet evropiane prapëseprapë do t’iu kthehen importeve të gazit rus, ka thënë ministri i Energjisë në Katar, Saad Sherida al-Kaabi, njëherësh shef i kompanisë së gazit, QatarEnergy.
Megjithatë, ai ka paralajmëruar që paqëndrueshmëritë në tregje mund të zgjasin me vite, shkruan REL.
Sasia e gazit që Rusia çon në Evropë ka rënë ndjeshëm pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, shkruan REL.
“Evropianët sot po thonë se nuk ka kthim mbrapa te gazi rus. Ne të gjithë jemi të bekuar për mundësinë që kemi për të falur dhe për të harruar. Mendoj se gjërat do të zbuten me kohë, ata do të mësojnë nga kjo situatë dhe me siguri do të ketë më shumë diversitet”, ka thënë ai në një forum për energji që po mbahet në Abu Dabi.
“Mirëpo, unë mendoj se gazi rus do të kthehet në Evropë”.
Eksportet e gazit rus në Bashkimin Evropian dhe Zvicër kanë rënë për 55 për qind më 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën