Botërori mbaroi, çfarë do të ndodhë me stadiumet në Katar?

21 Dhjetor 2022 | 14:05

Kampionati botëror në Katar përfundoi më 18 dhjetor dhe ishte një nga finalet më emocionuese në historinë 92-vjeçare të eventit. Për Katarin, ishte një festë e mbushur me yje i cili për një muaj u shndërrua në skenë botërore.

Katari shpenzoi rreth 220 miliardë dollarë gjatë 12 viteve për të pritur kampionatin, duke shpenzuar 6.5 miliardë dollarë për të ndërtuar shtatë nga stadiumet më të avancuara teknologjike në botë dhe për të rinovuar një tjetër.

Një numër i pallogaritshëm i punëtorëve migrantë  vdiqën gjatë ndërtimeve të stadiumeve. Por pritet të ndodh tashme me stadiumet super luksoze? Disa prej tyre do të çmontohen dhe riciklohen. Të tjerat do të zvogëlohen dhe do të shndërrohen në destinacione rezidenciale dhe tregtare.

Por, përpara se Katari të vijoje me këto plane  ka një festë tjetër: Kupa e Futbollit Aziatik 2023, e cila mund të mbahet në fillim të vitit 2024 dhe po konkurron për Lojërat Olimpike të vitit 2036.

Stadiumi 974 i Ras Abu Aboud, i cili përbëhet nga 974 kontejnerë transporti të ricikluar (nuk është një numër i rastësishëm – ky është kodi telefonik ndërkombëtar i Katarit), do të çmontohet plotësisht. Zona përreth do të shndërrohet në një zonë biznesi buzë detit.

Education City Stadium, do t’u shërbejë studentëve dhe pedagogëve nga universitetet dhe shkollat lokale.

Stadiumi Al Bayat do të shndërrohet në një hotel me pesë yje, qendër tregtare, spital të mjekësisë sportive

Stadiumi Al Thumama do të vazhdojë të zhvilloje evente  , por do të zgjerohet për të përfshirë një hotel, klinikë sportive.

Stadiumi Lusail do të shndërrohet në një qendër të përzier rezidenciale dhe tregtare. Vetëm stadiumi Khalifa International mbetet në formën e tij aktuale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026