Kupa e Botës | E marta ditë feste në Argjentinë, 1 milion qytetarë në sheshe
E gjithë Argjentina është në festë dhe kjo jo pa qëllim, pasi bardhëkaltrit janë kampionë bote për herë të tretë.
Pritja e bërë ndaj kombëtares në Buenos Aires ka qenë spektakolare, me mijëra qytetarë të cilët braktisën banesat, për të qenë në sheshe e të shohin nga afër heronjtë e tyre.
Në qendër të festimeve ka qenë kapiteni Lionel Messi, por pa lënë pas dhe të gjithë yjet të cilët morën pjesë në këtë triumf.
Sipas asaj që mediat vendëse atje raportojnë, në shesh ishin më tepër se 1 milionë qytetarë. Jo vetëm kaq, por qeveria ka marrë vendimin që e marta në Argjentinë të shpallet festë kombëtare.
Albiçelestët janë në delir të plotë, teksa tashmë bëhen kombëtarja me më shumë trofe në futbollin e meshkujve, plot 22.
Skuadrat latine kanë një epërsi dukshëm me ato evropiane, teksa pas tyre vjen Brazili me 20 trofe, më pas Uruguai me 17, Gjermania 8 dhe Italia 6 trofe. Argjentina ka aktualisht 3 kupa bote, ndërsa kryesimin e mbajnë Seleçao me 5 të tilla.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë