Shefi i inteligjencës ushtarake emërohet në postin e ndihmësit kryesor të Zelenskyt
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten emëroi shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si kreun e ri të zyrës së tij, pas dorëheqjes së ndihmësit të tij kryesor në nëntor për shkak të një skandali korrupsioni.
Budanov, 39 vjeç, njihet në Ukrainë për një sërë operacionet e guximshme kundër Rusisë që nga kur kjo e fundit nisi pushtimin e fqinjit më 2022.
“Kam pasur një takim me Kyrylo Budanov dhe i kam ofruar rolin e kreut të Zyrës së presidentit të Ukrainë”, tha Zelensky në rrjetet sociale.
Ky emërim vjen në një moment kyç të luftës që po vazhdon për gati katër vjet, ndërsa Zelensky njoftoi të mërkurën se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për të dhënë fund konfliktit ishte “90 për qind” gati.
“Në këtë moment, Ukraina ka nevojë për një fokus më të madh mbi çështjet e sigurisë, zhvillimin e Forcave të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Ukrainës, si dhe mbi pjesën diplomatike të negociatave”, tha Zelensky.
“Kyrylo ka përvojë në këto fusha dhe forcën e mjaftueshme për të sjellë rezultate”.
Budanov njoftoi se ka pranuar emërimin dhe se do të “vazhdoj të shërbej për Ukrainën”.
“Është një nder dhe një përgjegjësi për mua të fokusohem mbi çështjet thelbësore të sigurisë strategjike për shtetin tonë në këtë kohë historike për Ukrainën”, tha ai në Telegram.
Për emërimin zyrtar të Budanovit kanë nisur procedurat, tha këshilltari i Zelenskyt, Dmytro Lytvyn. Kur të emërohet, Budanov do të zëvendësojë Andriy Yermak, i cili dha dorëheqjen në nëntor pasi hetuesit bastisën shtëpinë e tij si pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion.
Yermak ishte aleati më i rëndësishëm i Zelensky, por një figurë ndarëse në Kiev, ku kundërshtarët e tij thoshin se kishte fituar pushtet të madh, kontrollonte qasjen te presidenti dhe margjinalizonte zërat kritikë./ REL
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore