Shefi i NATO-s: Putin nuk planifikon paqe, por më shumë luftë
Ndërsa po bëhet një vit nga pushtimi rus në Ukrainë, nuk ka asnjë shenjë se Vladimir Putin ka ndryshuar ambiciet e tij, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Duke folur për CNN në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ai tha se Rusia nuk po kërkon paqe.
“Ne shohim të kundërtën. Ai nuk po planifikon paqe. Ai po planifikon për më shumë luftë.”, tha ai.
Stoltenberg vuri në dukje luftën në qytetin Bakhmut, ku forcat ruse, të ndihmuara nga grupi Wagner, kanë intensifikuar përpjekjet e tyre që kur morën kontrollin e qytetit fqinj të minierave të kripës, Soledar, një muaj më parë.
“Nëse kjo është ofensiva e madhe pranverore apo nëse është thjesht një lloj preludi për këtë, është pak e vështirë të thuhet. Por ata po humbin gjithnjë e më shumë trupa dhe gjithnjë e më shumë armë.”I pasigurt se kur do të përfundojë konflikti, Stoltenberg theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ushtarake nga Perëndimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet