Ansu Fati zbulon të ardhmen e tij

20 Shkurt 2023 | 22:20

Ansu Fati ka folur për të ardhmen e tij duke zbuluar se planifikon një qëndrim të gjatë te Barcelona.

“Kam kontratë deri në vitin 2027 dhe shpresoj të qëndroj më gjatë. Dua të kaloj shumë vite në Barcelonë”, ka thënë ai në një deklaratë për spanjollen “Sport” .

“Ndihem mirënjohës dhe i lumtur që luaj për Barcelonën dhe duhet të falënderoj njerëzit që më mbështesin çdo ditë. Kundër Cádizit u largova i zemëruar, sepse ndonjëherë mendoj se nuk u kthej tifozëve që shkojnë në Camp Nou gjithçka që më japin, atyre që më mbështesin aq shumë. I jam mirënjohës dhe i lumtur që jam në klubin që dua dhe që jam formuar”, ka vazhduar ai.

Sulmuesi 20-vjeçar parashikoi gjithashtu ndeshjen kundër Manchester United, të enjten, për ndeshjen e dytë të play-off-it për raundin e 1/16-të të Europa League (2-2 në ndeshjen e parë, në Camp Nou).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026