“Camp Nou” pret finalen e parakohshme, Barcelona përballet me Manchester United
Barcelona, Manchester United, Juventus dhe Roma zbresin në fushë mbrëmjen e sotme, ndërkohë që Europa League premton disa përballje interesante.
Plot 8 sfida luhen në Europa League me nisje në orën 18:45, teksa sytë janë drejt “Camp Nou”, aty ku luhet një finale e parakohshme.
Djajtë e kuq vijnë me 8 mungesa kryesore, ndërsa katalanasit nuk kanë në dispozicion kapitenin Buskets dhe sulmuesin francez Dembele.
I eleminuar nga Champions League, dhe i dënuar në kampionat, Juventusi synon suksesin në Europa League si biletën e vetme në sezonin e ri. Mbrëmjen e së enjtes pret në shtëpi skuadrën e Nantes.
Me interes pritet dhe përballja Salzburg-Roma, ku të besuarit e Jose Mourinhos synojnë kalimin në fazën çerekfinale. Përballja pritet të jetë jo e lehtë për kryeqytetasit, tashmë me disa ndryshime pas merkatos së janarit.
Skuadra tjetër e kryeqytetit Italian, Lazio luan në kompeticionin e tretë për klube në Evropë, në Conference League ku pret në shtëpi Kluzhin. Së bashku me Fiorentinën bëjnë dyshen favorite për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë