Dortmundi surprizon Chelsea-n, kualifikimi vendoset në Londër
Dortmundi ka mposhtur Chelsea në përballjen e parë mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.
Gjermanët zhvilluan një 90 minutësh pozitiv ndaj bluve të Londrës, të cilët arritën të gjenin golin në minutën e 17’ me Tiago Silvën, por topi u devijua me dorë prej tij. Pjesa e parë u mbyll me shifra të bardha, ndërkohë në fraksionin e dytë do të vinte goli i vetëm i përballjen me autor Adejemin.
Sulmuesi i Dortmundit u zhvendos me topin nën kontroll nga gjysmëfusha e tij drejt portës kundërshtare duke mposhtur dhe portierin.
Edhe pse anglezët luajtën më mirë, e patën të vështirë të shënonin në portën e verdhezinjve.
Në Belgjikë, Benfika bëri detyrën përballë Brugge, duke e mposhtur me rezultatin 0-2. Pjesa e parë qe e qetë, ndërsa në të dytën portugezët u shfaqën më kërkues.
Mario zhbllokoi rezultatin në minutën e 51, ndërkohë 2 minuta para fundit të kohës së rregullt ishte Nerez ai i cili solli dhe golin e sigurisë. Me këtë rezultat, Benfika duket e sigurt drejt fazës çerekfinale, pasi ndeshja e kthimit luhet në Lisbonë, ndërkohë më e zjarrtë pritet përballja mes Chelsea dhe Dortmundit.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë