U vodhën 1 vit më parë në Barcelonë, gjenden pikturat 100-vjeçare të Salvador Dali
Policia spanjolle ka rikuperuar dy piktura 100-vjeçare të artistit surrealist Salvador Dali, që ishin vjedhur vitin e kaluar në një grabitje në Barcelonë.
Policia iberike ka deklaruar se ka arrestuar tre vëllezër të moshave 50, 53 dhe 55 vjeç dhe sekuestruar pikturat e bëra nga Dali në vitin 1922 për të ilustruar një libër.
Agjentët sekuestruan edhe vepra të tjera arti, të cilat mbajnë firmën e artistit tjetër spanjoll Joan Miro, si dhe orë të shtrenjta, monedha me vlerë dhe kartëmonedha.
Origjinaliteti i veprave të artit, dy peizazhe të errëta rurale të vizatuara mbi një letër bojëkafe, u verifikua nga Fondacioni Salvador Dali, që gëzon edhe të drejtat për menaxhimin e veprave të fundit të piktorit.
Ndërkohë, tre vëllezërit e arrestuar akuzohen nga policia katalanase për një seri grabitjesh, që kishin në shënjestër veprat e artit dhe koleksionet e monedhave antike.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë