Shefi i OKB-së paralajmëron për “katastrofë humanitare” në Gazë
Edhe të enjten, Izraeli vijoi sulmet ndaj militantëve të Hamasit në qytetet më të mëdha të Rripit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e 350 personave si dhe mijëra civilë palestinezë që kërkonin strehim për t’i shpëtuar luftimeve.
Shumë banorë të zhvendosur u grumbulluan në qytetin Rafah në kufirin jugor me Egjiptin, ku fletëpalosjet izraelite u kërkonin palestinezëve të zhvendoseshin, duke thënë se do të ishin të sigurt. Por ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi raportoi të paktën 37 viktima nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës.
Ushtria izraelite të enjten gjithashtu akuzoi militantët se kishin gjuajtur me raketa nga disa zona pranë qendrave humanitare, në qytetin Rafah.
Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se nuk ka vende të sigurta në Gazë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi për një “katastrofë humanitare” të afërt në Gazë dhe u kërkoi si Izraelit e Hamasit një armëpushim të ri.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit paralajmëron se një kolaps i përgjithshëm i sistemit humanitar në Gazë mund të ketë “pasoja të pakthyeshme për palestinezët në tërësi dhe për paqen dhe sigurinë në rajon”.
“Në mes të bombardimeve të vazhdueshme nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, dhe pa strehim ose artikuj thelbësorë për të mbijetuar, besoj se rendi publik shumë shpejt do të shkatërrohet plotësisht për shkak të kushteve të dëshpëruara, duke e bërë të pamundur edhe ndihmën e kufizuar humanitare”, tha zoti Guterres.
Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy u tha gazetarëve se Izraeli do që lufta të përfundojë, por vetëm “nëse realizohet qëllimin që Hamasi të mos mund të sulmojë më kurrë popullin tonë”.
Shtetet e Bashkuara, mbështetësi kryesor i Izraelit, i kanë bërë vazhdimisht thirrje Tel Avivit që të mbrojë civilët. Por SHBA-të kanë thënë se nga një armëpushim i përgjithshëm do të përfitonte Hamasi.
Një armëpushim njëjavor që përfundoi më 1 dhjetor çoi në lirimin e gati 100 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, megjithëse militantët besohet se mbajnë ende rreth 140 të tjerë. Sipas raportimeve nuk po zhvillohen negociata për një tjetër ndërprerje të luftimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa