Shefi i Pentagonit: Ushtria amerikane duhet t’iu japë fund “dekadave të kalbjes”
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të martën në një takim të rrallë me shefat ushtarakë të mbledhur nga të gjitha bazat ushtarake amerikane në botë se ushtria amerikane do të reformohet për t’iu dhënë fund atyre që i ka përshkruar si “dekada të kalbjes”.
Duke folur para qindra gjeneralëve dhe admiralëve në Virxhinia, Hegseth e ka shpallur përfundimin e “mbeturinave ideologjike” përfshirë aty shqetësimet për çështje sikurse ndryshimet klimatike, ngacmimet, liderët “toksikë”, si dhe promovimet në grada më të larta ushtarake bazuar në racë dhe gjini.
“Ushtria është detyruar nga politikanë të pamatur që të përqendrohet në gjërat e gabuara. Por, jo më”, ka deklaruar ai.
Mes të tjerash, Hegseth u tha oficerëve të lartë ushtarakë se nuk dëshiron më të shohë “gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë” ose trupa mbipeshë në formacionet luftarake, ndërsa theksoi nevojën për t’iu përmbajtur standardeve të rrepta të fitnesit për anëtarët e shërbimit amerikan në të gjithë botën.
“Është krejtësisht e papranueshme të shohësh gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë në korridoret e Pentagonit duke udhëhequr komanda në të gjithë vendin, në botë, është një pamje e keqe”, tha Hegseth gjatë një takimi të pazakontë oficerësh në një bazë ushtarake në Quantico të Virxhinias.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta