Sheinbaum bisedë telefonike me Trump: U përjashtua për momentin veprimi ushtarak amerikan në Meksikë

12 Janar 2026 | 17:46

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum ka zhvilluar një bisedë telefonate me homologun e saj amerikan,  Donald Trump. Sheinbaum theksoi se veprimi ushtarak amerikan në Meksikë është i përjashtuar për momentin.

Në një konferencë për shtyp, Sheinbaum tha se Meksika po vazhdon të bashkëpunojmë brenda kuadrit të sovranitetit të vendit. Presidentja meksikane e ka përshkruar bisedën e saj me Trumpin mbi çështjet e sigurisë dhe përpjekjet për të ulur trafikun e drogës si  të mirë.

Sipas saj bashkëpunimi dhe veprimi bashkëpunues brenda kuadrit të respektit të ndërsjellë gjithmonë japin rezultate.

Të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio foli në telefon me homologun e tij meksikan, Juan Ramon de la Fuente , për të diskutuar nevojën për të forcuar bashkëpunimin për të çmontuar rrjetet e dhunshme narko-terroriste në Meksikë dhe për të frenuar trafikimin e fentanilit dhe armëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë tre persona të plagosur dhe duke vënë në lëvizje autoritetet, të...
18:39 | 30/06/2026

“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai nuk fliste as anglisht dhe...
18:36 | 30/06/2026

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
18:33 | 30/06/2026