Shembet ura në fshatin Rragam në Shkodër, 400 banorë të bllokuar

20 Tetor 2022 | 16:01

Ura që lidh fshatin Rragam me rrugën kryesore të njësisë administrative Gur i Zi në Shkodër, prej dy ditësh është shembur.

Kjo gjë ka sjellë vështirësi në kalimin e automjeteve dhe në lëvizjen e banorëve.

“Para dy netësh ka qenë vëllai duke kaluar me makinë, fati që ka qenë duke ecur ngadalë , ka parë urën e shembur. Kemi njoftuar këto të hidrocentralit që është e lidhur diga, institucion i rëndësisë së veçant.

Jemi të gjithë këta këtu që nuk kemi asnjë mjet për të dalë. Unë kam një autobus që mbaj fëmijët, arsimtarët dhe fëmijët është i bllokuar komplet , kanë shkuar me makina të veta”, thotë një banor.

Të bllokuar kanë mbetur edhe 4 turistë gjermanë, të cilët po vizitonin zonën turistike të Sardës. Ndryshe nga banorët, ata kërkuan zgjidhje tek ambasada gjermane në Shqipëri.

Kjo është e vetmja urë që lidh rrugën kryesore me zonën. Rreth 400 banorë janë në pritje të një zgjidhjeje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026