Shembjet në bregdet, Lleshaj: Do ia kalojmë pushtetin strukturave vendore

20 Qershor 2020 | 14:13

Veprimtaria e Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit paraqet problem edhe për deputetët socialistë të Qarkut të Vlorës. Në takimin e zhvilluar në Sarande për mbarëvajtjen e sezonit turistik, deputeti Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni kërkuan nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që të ketë më shumë koordinim me strukturat lokale kur bëhet fjalë për prishjen e objekteve.

“Vihet me aksion për prishjet. Por do dhe koordinim me strukturat lokale. Nuk kemi të bëjmë me operacion për një kriminel. Pranoj prishjen kur ka plan zhvillimi por ideja nuk është të prishim dhe të lëmë grumbuj”, tha Gjiknuri. 

Të njëjtin shqetësim pati edhe deputeti Alket Hyseni, i cili kërkoi të shmangen operacionet e Task-Forcave dhe te forcohet pushteti lokal. “Duhet të heqim dorë nga strukturat që vijnë nga qendra sepse shpesh Task-Forca kthehen në çeta që e zbatojnë ligjin me diferencim dhe e shkelin ligjin me diferencim”, tha ai.

Në përgjigje të këtij shqetësimi ministri Lleshaj tha se bashkëpunimi i IMT me strukturat lokale ekziston ndërsa për kufizimin e strukturave që vijnë nga qendra, tha se kjo do të ndodhë kur të riorganizohet puna e policisë. 

“Bashkëpunimi është i garantuar. Në Sarandë do të ketë një strukture IKMT që do ndjekë punën. Do të bëhet kalimi i pushtetit në struktura vendore kur të riorganizohet puna e policisë”, tha ministri. 

Lleshaj foli edhe për rritjen e numrit të Policisë së Shtetit dhe se ka marrë miratimin e kryeministrit për ta shtuar numrin me 500 punonjës ndërsa theksoi sërish se problemi i kanabisit mbetet një problem serioz që duhet luftuar.

Një tjetër problem që ngritën deputetet është edhe fenomeni i vjedhjeve të shtëpive në zonat minoritare për të cilin, ministri Lleshaj tha se po punohet për ta parandaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026